TIRANE– Ministri i Drejtësisë z. Eduard Halimi priti sot në një takim pune z. Michael Vaccaro drejtues OPDAT ( Departamenti i Drejtësisë i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës) dhe zyrtarë të Shërbimit të Marshalleve të Shteteve të Bashkuara, Znj. Carol Gainey dhe Z. Thomas Abernathy.
Në këtë takim u diskutua rreth forcimit dhe ndihmës në cështje ligjore dhe praktike që lidhen me administrimin e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara, si financiare ashtu edhe të paluajtshme. Nga të dyja palët u theksua bashkëpunimi i shkelqyer i arritur deri më tani.
Ministri i Drejtësisë z. Eduard Halimi kërkoi asistencën e OPDAT-it dhe të Shërbimit Marshall të SHBA për paketën e Drejtësisë Kriminale me fokus luftën ndaj krimit të organizuar.
Nga ana e OPDAT u garantua që kjo asistencë do të jetë e shpejte dhe e gjithanshme. z. Michael Vaccaro, kreu i OPDAT si dhe zyrtarët e Shërbimit Marshall të SHBA u treguan të gatshëm për të asistuar qoftë në hartimin dhe konsulencën e kësaj pakete, ashtu edhe në trajnimin e aktorëve të të tjerë të drejtësisë, gjykatës dhe prokurorë të Krimeve e të Rënda si dhe Policisë së Shetit.