Sanam Faqeer është një nga 7 transeksualët, ndër 23 mijë persona kandidatë për Presidencën në Pakistan.
“Objektivi im është t’u jap drejtësi të varfërve, mirëqenie të moshuarve, promovimi i meritokracisë dhe zhdukja e papunësisë.
Sapo të zgjidhem, do ta pastroj qytetin dhe do t’i jap fund trafikut kaotik”, kështu shprehet Faqeer, lindur në vitin 1975 si Essa Gul, gjithnjë nën përçmimin e vëllezërve të tij për shkak të sjelljeve të tij fluturake.
Kur ishte 15 vjeç, me vdekjen e prindërve, e larguan nga shtëpia, duke ia besuar një përfaqësuesi të komunitetit transeksual.
Prej asaj kohe mori vendimin të ndërrojë emër, të rrisë flokët, të veshë rroba femërore dhe të punojë si prostitutë.
Në vitin 2009 ka krijuar një strukturë për eunukët e moshuar, që sot u ofron trasseksualëve mundësinë e përdorimit të kompjuterit dhe mundësinë e gjetjes së një pune më të respektueshme.
Bindiya Rana po shëtit lagjet e varfra portë më portë. Të gjithë atyre që e pyesin nëse do të mund të fitojë, Rana u përgjigjet: “Nuk ka rëndësi. Kam fituar kur pranuan dokumentet e mia”.





