Një 34-vjeçare ka denoncuar në Policinë e Selanikut se është përdhunuar.
Ajo ka denoncuar se ishte përdhunuar nga një 32-vjeçar pakistanez, të cilin e kishte takuar një muaj më parë.
Sipas medieve greke, i riu e ka çuar shqiptaren në një zonë jo shumë të frekuentuar dhe e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale, ndërkohë që të gjithë skenën e kanë parë edhe tre burra të tjerë.
Shqiptarja pas ngjarjes ka bërë menjëherë denoncimin dhe efektivët janë vendosur në kërkim të pakistanezit, ndërsa kanë mundur të arrestojnë një 25-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor i tij.





