KOSOVE – “Koha Ditore” raporton se burime diplomatike kanë konfirmuar se Republika Islamike e Pakistanit ka marrë vendimin që ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, të shpallur në shkurt të vitit 2008. Konfirmimi për këtë njohje pritet që në adresë të Qeverisë së Kosovës të bëhet brenda pak ditësh. 

Shteti aziatik me një popullsi 157 milionë banorësh vlerësohet të jetë një njohje e rëndësishme për shkak të rolit që ka ky shtet në organizatën islamike dhe tek një varg shtetesh të tjera, që ende nuk e kanë marrë vendimin për njohjen e Kosovës. 

“Koha Ditore’ bën të ditur se e ka marrë këtë informacion  edhe përmes disa postimeve të gazetarëve të këtij shteti në rrjetet sociale.