Pakistani po merr masa për një pushtim ushtarak nga India pas sulmit të fundit të militantëve në Kashmirin indian që la të vdekur 26 persona. Ministri i Mbrojtjes së Pakistanit, Muhammad Asif, e cilësoi këtë si një situatë të pashmangshme dhe theksoi se vendimet strategjike përgatitore janë tashmë marrë.
Asif shtoi se forcat e Pakistanit janë forcuar dhe se ushtria ka informuar qeverinë për mundësinë e një sulmi indian. Pas sulmit në Kashmir, India akuzoi Pakistanin për mbështetje të militantëve, ndërsa Islamabad e mohoi çdo përfshirje dhe kërkoi një hetim të paanshëm.
Ministri i Mbrojtjes u shpreh se Pakistani është në një gjendje gatishmërie të lartë, dhe do të përdorë arsenalin e tij bërthamor vetëm në rast të kërcënimit të drejtpërdrejtë të ekzistencës së vendit.
Për më tepër, ka pasur raportime se Turqia ka dërguar ngarkesa ushtarake në Pakistan, përfshirë armë, raketa dhe dronë, por presidenca turke ka mohuar këto informacion.