Pakistani po spiunon miliona qytetarë të tij, duke përdorur një sistem përgjimi telefonash dhe një firewall interneti të ndërtuar në Kinë.

Nëpërmjet kësaj iniciative që cilësohet e paligjshme dhe dyshuese, Pakistani po censuron edhe mediat sociale, raporton “Reuters”.

“Kjo është në një nga shembujt më gjithëpërfshirës të mbikëqyrjes shtetërore jashtë Kinës”, tha Amnesty International, e cila reagoi menjëherë dhe e dënoi këtë ndërhyrje të paligjshme.

Organizata mbikëqyrëse e të drejtave të njeriut tha në një raport të publikuar të martën se rrjeti në rritje i përgjimit të qytetarëve përbën shqetësim për sigurinë dhe privatësinë e tyre.