Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se pensionistët do të marrin 8000 lekë (të reja) secili nga Pakoja e Madhe për të zbutur impaktin e inflacionit të luftës.
Postimi i Ramës
MIRËMËNGJES 😊
dhe me kënaqësinë e faktit se 695 mijë pensionistë do të marrin nga 8000 Lekë (të reja) secili nga Pakoja e Madhe, ku do të kenë pjesën e tyre 1 milion shqiptarë, që do të përfitojnë sipas kategorive deri në 20,000 Lekë (të reja), për të zbutur impaktin e inflacionit të luftës deri në fund të këtij dimri të vështirë për mbarë Europën, ju uroj një ditë të mbarë🙏