Një pako e dyshuar me eksploziv është gjetur përpara derës së një lokali në lagjen "Pavarësia" të Vlorës.
Mësohet se pakoja e dyshimtë është vendosur në lokalin në pronësi të Adriatik Brahimit.
Sipas informacione policore, eksplozivi ishte me fitil. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka vendosur edhe perimetrin e sigurisë.
Ndërkohë janë njoftuar edhe ekspertët xhenierë.





