Greqi, 3 maj 2014 – Grupimi “Celulat e Zjarrit” kanë marrë përgjegjësinë për dërgimin e pakos bombë në komisariatin e Iteas, në Greqi, të martën e kaluar.Pakoja, e cila arriti të neutralizohej në kohë, ishte nisur për shefin e Komisariatit të Iteas.

Ashtu siç dhe u raportua fillimisht, dhe siç thuhet tashmë në njoftimin e grupimit, paketë përben një përgjigje për komisariatin, i cili ka qenë pjesë e torturave ndaj të dënuarit shqiptar, Ilia Kareli, i cili iu dorëzua më pas rojeve të burgut të Nigritas, ku edhe gjeti vdekjen, si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë nga rrahjet.

Në letrën e tyre, ndër të tjera, ata thonë se autoritetet e burgut të Nigritas, këmbëngulin se e kanë marrë Ilia Karelin në gjendje të rëndë, para se rojet e burgut të lyenin duart e tyre me gjak.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/