Ndërsa një marrëveshje e 2009-ës, që ish-kryeministri Sali Berisha arriti me grekët për kufirin detar mes dy shteteve, është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, debati është ndezur sërish nga një marrëveshje që po përflitet se është arritur gjatë negociatave të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati me homologun Kotizas.

Bëhet fjalë për 12 milje detare që Kotzias tha se do të jenë pjesë e Greqisë, duke ngushtuar kufirin detar me Shqipërinë. 

Në mënyrë hipotetike, analisti Mustafa Nano u shpreh se nëse marrëveshja e 2018-ës, që ende nuk është zbardhur, është me e keqe se e 2009-ës, atëherë ajo marrëveshje do të bëhet vetëm nëse kalojnë mbi trupin e tij dhe të ish-kryeministrit Berisha. 

Marrëveshja e 2009-ës, është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.