Një deklaratë e eurokomisionerit Johannes Hahn për një ndryshim të mundshëm të kufijve mes Shqipërisë dhe Greqisë, ka ngjallur reagim të madh tek mediat e vendit fqinj.
Gjatë një deklarate për ecurinë e bisedimeve mes dy vendeve, Hahn sugjeroi se negociatat Shqipëri-Greqi për të përcaktuar kufijtë detarë në detin Jon mund të çonin në një “ristrukturim të kufijve”, shkruan “Kathimerini”.
Kjo dekaratë e tij është raportuar gjerësisht sot nga të gjithë mediat greke. Por “Kathimerini” pyeti zëdhënësi i Johannes Hahn, për të marrë një përgjigje se çfarë ka dashur realisht të thotë eurokomisioneri me “ristrukturim të kufijve”.
“Në asnjë mënyrë komisioneri Hahn nuk i referohet një ndryshimi kufitar. Duke theksuar nevojën për zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe, ai u referohej bisedimeve të vazhdueshme greko-shqiptare mbi zonën ekskluzive ekonomike, e cila mund të arrihet vetëm në bazë të një marrëveshje të pranueshme reciproke mes dy vendeve“, tha zëdhënësi i eurokomisionerit Hahn. /tvklan