Pas arritjes së marrëveshjes politike për të bërë pjesë të diskutimeve për reformën zgjedhore, edhe opozitën joparlamentare kanë ardhur reagimet politike. Mes politikanëve që kanë reaguar është edhe kreu i Bindjes Demokratike, dhe ish-n/kryetari i PD-së, Astrit Patozi.

Patozi e cilëson si dorëheqje të Edi Ramës hapjen e rrugës për dialog mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare.

“Përshëndes dorëheqjen e Edi Ramês. Më në fund një lajm i shumëpritur për qytetarët shqiptarë. Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë. Që prej sot gjithçka është e mundur…”- shkruan ai.