Data 25 qershor konfirmohet nga disa burime si data e zgjedhjeve, një nga kërkesat kryesore të Ramës që të mos shtyheshin përtej qershorit.

Palët kanë filluar të ndajnë se cilën pjesë të shtetit do të kontrollojë PD. Informacionet janë të rezervuara sepse bëhet fjalë për pikat kyçe të shtetit, ku mund të kontrollohet administrata. 

Takimi ka zgjatur për rreth 5 orë dhe në përfundim dy liderët politikë janë larguar në heshtje. Në orën 17.00, PS dhe PD kanë mbledhjet me grupet parlamentare përkatëse, ku pritet të zbardhin marrëveshjen.

25 qershori mund të konsiderohet një datë interesante, sepse nëse nuk bëhet me ndryshim të Kodit Zgjedhor, do të bëhet nga KQZ.