SHBA, 9 qershor 2014 – Dy persona në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë vrarë dy policë përpara se të vrisnin një person tjetër e më pas veten. Ngjarja ka nisur në një piceri në orën 19:30 me orën shqiptare ditën e dielë, kur një burrë dhe një grua vranë dy policë që po hanin. 

Më pas, ata hynë në një dyqan duke vrarë një person e më pas gruaja ka qëlluar partnerin e saj dhe veten. Policia e Las Vegasit nuk ka zbuluar ende asnjë motiv për këtë ngjarje tragjike. Gjithsesi, dëshmitarët thonë se atentatorët kur hynë në piceri bërtitën “ky është një revolucion”.

Guvernatori i Nevadës, Brian Sandoval, tha se është i trishtuar nga vrasja e dy oficerëve të policisë (Alyn Beck, 42 dhe Igor Soldo, 32) dhe një kalimtari të rastit. Mësohet se një nga policët i është kundërpërgjigjur me zjarr sulmit, por nuk ka arritur dot të shpëtojë veten dhe kolegun.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/