61-vjeçari Gëzim Dervishi, pronari i çerdhes private “Kënaqësia” në Durrës i proceduar penalisht nga policia për dhunimin e të miturës 2-vjeçare, ka dhënë versionin e tij lidhur me ngjarjen.

Duke folur për mediat, Dervishi mohon që e mitura të jetë dhunuar në çerdhen e tij por tregon se për këtë ngjarje sërish ai ka pushuar nga puna 3 edukatoret.

Ai thotë se familjarëve të së miturës ju ka kërkuar që ta mbyllin këtë çështje që të mos i penalizohet kopshti.

“I thash a mund ta mbyllim këtë punë pa i rënë jo edukatorja, jo s’edukatorja. Unë po të besoj ty dhe për këtë punë nuk të heq asnjë presje. Si mund ta rregullojmë që mos ta bëjmë problem se më mbyllin aktivitetin. Më prish punë mua, kaq!”, thotë Dervishi ndërsa tregon se ata nuk kanë pranuar t’i falin.

Më tej, 61-vjeçari i quan palaço familjarët denoncues ndërsa sqaron edhe arsyen se përse ju ka ofruar ndihmë monetare.

“Qëllova me një palaço familje që nuk njeh as shoqëri, as miqësi. Ajo nëse ka thënë që i ofrova lekë, gënjen. Ajo më tha që ditën e hënë do të shkoj t’i bëj fëmijës grafi dhe unë i thash që do të të heq shpenzimet mjekësore. Edhe doja t’i jipja një 50 mijë lekësh, nuk e mori.”, tha ai, ndërsa tregon se më datë 1 tetor kopshti i tij do të mbyllet.

Gjyshja e vogëlushes tregoi më herët se ishte e dyta ditë në çerdhen në lagjen periferike numër 8 , “Çezma e Ferrës”, kur vajza iu mbërriti në shtëpi me shenja dhune në fytyrë edhe në trup. Tre ditë më vonë ata denoncuar përgjegjësit në polici dhe pas ekspertizës mjekoligjore, rezultoi se vogëlushja ishte dhunuar fizikisht dhe ushtrimin e dhunës e ka marrë përsipër 61-vjeçari.