Ka udhëtuar 25 orë nga Palau për ta gëzuar ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiç, me tërheqjen e njohjes së Pavarësisë së Kosovës.
Presidenti i këtij shteti 21 mijë banorësh në Pacifik, Thomas Tommy Remengesau, i ka dhënë mbështetje dialogut para statusit. Presidenti i Palau, pasi ka ftuar serbët për turizëm dhe not me peshkaqenët vegjetarian që nuk hanë njerëz, ka sqaruar vendimin.
“Kishim pak informacione për situatën në këtë pjesë të botës. Pararendësi im ka njohur Kosovën pa kuptuar se kjo çështje ka nevojë për një dialog paqësor dhe domethënës”.
Serbia nuk kishte marrëdhënie me shumë shtete si ky. Daçiç thotë se ka përmirësuar gabimin. I pyetur nëse do të ndalonte lobimin në rast të vazhdimit të dialogut, Daçiç është përgjigjur kundër.
“Meqë ju vini nga Shqipëria, t’ju pyes nëse Shqipëria do të ndalojë të lobojë për njohjen e Pavarësisë së Kosovës? Nëse Shqipëria nuk ndalon, nuk ndalojmë as ne. Besoj jam i qartë, secili të bëjë punën e tij. Kanë shkruar mediat këtu se do të kemi edhe 4-5 tërheqje të tjera, mendoj se ky është deklarim pesimist”.
Serbia i ka hequr vizat për banorët e Palaos dhe ka firmosur bashkëpunim për rini e sport. /tvklan