Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Joni Myshketa thotë se duhen marrë masa urgjente për godinat e dëmtuar nga tërmeti.

Në një postim në rrjetet sociale, referuar dhe lajmit të publikuar nga “DurrësLajm“, Myshketa shkruan se në këto objektet nuk duhet jetuar dhe duhet të vendoset perimetri i sigurisë rreth tyre, pasi mund të kthehen në varreza kolektive.

Postimi i plotë:

Kjo tregon fare qarte situaten dramatike post termetit tash e gati 5 vite pas.

Nuk eshte rast I vetem pasi si Parti Demokratike kemi denoncuar raste te tilla, ne lagjen 12, lagjen 17 rishtaz e me tej mediat pasqyrojne dhe kete objekt ne zonen e plazhit.

Duhen marre masa urgjente pasi aty behet fjale per jete njerezish dhe objekte te tilla.duhen rrethuar e te mos lejohet kalimi brenda perimetrit te sigurise e jo me te jetohet aty brenda.

Godina te tilla mund te kthehen ne varreza kolektive e per kete jam I bindur qe askush nuk e deshiron…