Vazhdon puna e Policisë Bashkiake së Durrësit në terren, për monitorimin e problemeve në shërbim të qytetarëve, për vendosjen e perimetrit të sigurisë me shirita sinjalizues në pallatet e vlerësuara nga grupi i inxhinierëve të pabanueshme. 

Policia Bashkiake njofton qytetarët që të tregohen të kujdesshëm kur kalojnë në këto trotuare dhe janë të lutur të respektojnë sinjalistikën e vendosur dhe mos t’i dëmtojnë ato.

Në rast se konstatojnë probleme të tilla, të lajmërojnë Policinë Bashkiake dhe Njësitë Administrative të lagjeve ku banojnë. Shiriti sinjalizues është tregues që qytetarët të kenë kujdes.

Policia bashkiake është rikthyer në këto lagje për vendosjen e shiritave, pasi ishin dëmtuar nga qytetarët e pandërgjegjshëm.

S.L.