Vendimi për të shembur Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës për t’i hapur rrugë ndërtimit të një pallati shumëkatësh tashmë është realitet!
Ja si reagojnë qytetarët kur mësojnë lajmin.
Meqë sapo ka nisur një muaj i ri dhe në traditën popullore 1 prilli njihet gjerësisht si dita e gënjeshtrave, të intervistuarve u thamë një gënjeshtër të bardhë, pasi nuk ekziston një vendim për shembjen e godinës ikonike, siç e konsiderojnë shumë qytetarë durrsakë.





