Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të shembë me shpërthim të kontrolluar pallatin e VIP-ave në lagjen 11, bulevardi Dyrrah më 4 qershor.
Njoftohet që të gjithë banorët e zonës ditën e enjte më datë 4 qershor nga ora 11.00-17.00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre për të shmangur valën goditëse, të ulin në dysheme televizorë e kompjuter dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre.
NJOFTIMI I PLOTË
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) do të shembë me shpërthim të kontrolluar pallatin nr.14 në lagjen 11, bulevardi Dyrrah (i ashtuquajtur pallati i vipave).
Specialistët e IKMT kanë marrë masat e sigurisë për kryerjen pa dëm të shpërthimit, megjithatë për arsye sigurie njoftojmë të gjithë banorët e banesave dhe subjekteve që ndodhen pranë këtij pallati (në një rreze 300 m nga vendi i shpërthimit) që ditën e enjte, datë 4 qershor 2020, nga ora 11.00 deri në orën 17.00 të lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre për të shmangur valën goditëse, të ulin në dysheme televizorë e kompjuter dhe të largohen nga banesat dhe subjektet e tyre.
Ju falenderojmë për mirëkuptimin.





