DURRËS, 6 nëntor 2014 – Presidenti i sapozgjedhur turk, Recep Tayyip Erdogan, ka inauguruar rezidencën e tij të re, e cila ka shkaktuar shumë polemika.. Ai është akuzuar për sjelljet e tij prej sulltani, pasi është akomoduar në rezidencën më të madhe presidenciale në botë, e ndërtuar për £ 384,000,000 (491 milion euro), dyfishi i preventivit. Ky pallat gjigant u quajt "Pallati i Bardhë". E ndërtuar me urdhër të gjykatës, është e vendosur në një zonë pyjore të mbrojtur dhe ndodhet pranë kryeqytetit, Ankara. Shifrat janë mbresëlënëse: mbulon 200 mijë metra katrorë, përmban 1000 dhoma dhe është katër herë më e madhe se sa Versaja. Stili arkitektonik është një ndërthurje midis Perandorisë Osmane, kujtesa e lavdishme, dhe një stacion hekurudhor kinez.
Banjat janë të mbuluara me letër-muri prej mëndafshi dhe e gjithë ndërtesa është e rrethuar nga një park pyjor. Qindra pemë janë prerë për t’i krijuar hapësirë “shtëpi” së re të presidentit. Erdogan ka dizenjuar pjesën më të madhe të Pallatit të Bardhë, dhe po ashtu ka marrë masa paraprake për instalimin e një bunkeri nëntokësor. Kundërshtarët e neopresidentit, i cili fitoi zgjedhjet në gusht, e akuzojnë atë se vuan nga deliri i madhështisë dhe ndoshta nuk e kanë aq gabim. Lideri i Partisë Popullore Republikane, Kemal Kiliçdaroglu, ka thënë: "I ashtuquajturi Sulltan ndërtuar këtë residence, në një vend ku tre milionë njerëz janë pa punë."
/përshtati g.b. agjencia e lajmeve “Dyrrah/





