Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare Princesha e Suedisë, Birgitta. Lajmi i trishtë për vdekjen e princeshës, motër e mbretit Carl Gustaf, u bë i ditur nga Pallati Mbretëror Suedez.
“Me pikëllim të madh sot mora lajmin se motra ime, Princesha Birgitta, ka ndërruar jetë. Motra ime ishte një person shumëngjyrësh dhe i drejtpërdrejtë që do të më mungojë shumë mua dhe familjes sime”, – është shprehur mbreti i Suedisë për ndarjen nga jeta të motrës së tij.
Princesha ishte e martuar me princin e ndjerë Johann Georg të Hohenzollern dhe jetonte në Majorca.