Një pallat është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në Korçë.

Mësohet se në këtë pallat banonin 3 familje, të cilat janë larguar menjëherë sapo ka rënë zjarri.

Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa po punohet për të zbardhur rrethanat.