60 familje që banonin deri më 26 nëntor në pallatin 13 katësh, në lagjen nr.5, të ndërtuar nga firma “Rekon”, kanë 3 javë që nuk dinë se çdo të bëhet me godinën shumëkatëshe.

Njëri prej banorëve të pallatit shkruan në rrjete sociale: “kane kaluar 20 dite dhe jo vetem qe nuk ka ardhur asnje fotograf Facebooku por ne Pallatin 13 katesh te firmes Rekon, lagja nr 5 nuk ka asnje Dokument apo Poster te afishur ( Ngjyre jeshile, te verdhe ose te kuqe) afishime te cilat jane vendosur ne shumicen e pallateve ne Durres, nuk ka akoma nje ekspertize te specializuar teknike, nuk ka akoma nje vendim apo konkluzione paraprake se cfare do te behet me kete godine, nuk ka akoma nje vleresim paraprak demesh apo projekt se si do te kryhet riparimi i kesaj godine dhe me e rendesishmja se kush do ta mari persiper riparimin e ketij pallati ??!!??”

Krahas mungesës së informacionit lidhur me fatin e pallatit të tyre, banorët ngrenë shqetësimin edhe të qirave të ngritura artificialisht në këtë periudhë. Me persona të sëmurë apo fëmijë të vegjël, banorët ende nuk kanë gjetur një strehë, ndërkohë që banka pret këstin e rradhës në muajin janar, pavarësisht se apartamenti që banorët blenë me kredi, është tashmë i pabanueshëm…

“Jane mijera euro dhe miliona leke deme, shtepi me kredi … ku banka pret kestin e rradhes te muajit Janar, jane me qindra njerez me famije, pleqeri, invalide e te semure qe akoma nuk kane gjetur nje strehe…”

Postimi i plotë: