19 maj 2015 – Palmat e mbjella vitet e fundit në Durrës janë kthyer në një mundësi përplasjesh paraelektorale.
Ndërsa maxhoranca mbron zgjedhjet ekzotike të Dakos në fushën e gjelbërimit, në kampin rival të demokrates Duma palma konsiderohet si element i hapur abuzimi.
Kjo foto e ditëve të fundit në një nga lagjet qendrore të qytetit dëshmon se votuesit janë më praktikë.
Pema e lartë është shfrytëzuar si mbështetje e një oxhaku, që duhet ta hedhë tymin mbi pallat. E sa më shumë rritet palma, aq më të larta janë shanset për t’ia arritur qëllimit.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/