I dërguari i SHBA-së për Ballkanin, Matthew Palmer dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak janë pritur sot në presidencë nga Vjosa Osmani. 

Në takimin e përbashkët, dy diplomatët e huaj pritet të bisedojnë me presidenten Vjosa Osmani çështjen e shumëpërfolur, atë të dialogut me Serbinë. 

Pas takimit me Vjosa Osmanin, diplomati i SHBA-së dhe BE-së do të takohen edhe me kryeminstrin e Kosovës, Albin Kurti. 

Të dy zyrtarët e huaj do të qëndrojnë në Kosovë për një vizitë tre ditore.

Arsyeja e vizitës së Mattew Palmer dhe Miroslav Lajçak, lidhet me përgatitjen për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, konkretisht përgatitja e takimit mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç  brenda qershorit.