18 maj 2015 – Palok Cukaj, 62 vjeç banues në qytezën e Akajës (Acaja) afër Torinos u arrestua nga karabinierët për vjedhje. Ai u arrestua këtë të diel më 17 maj 2015, sepse duhet të shlyente 38 muaj burg dënime të dhëna nga gjykata. Ai ishte dënuar për sjellje të padenjë në shoqëri në vitin 2002 dhe për vjedhje e plagosje në vitin 2007. Si në plot raste të tjera u provua thënia se drejtësia italiane vonon, por nuk harron.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/