9 janar 2014 – Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka me anë të një postimi në rrjetin e tij social Facebook është shprehur se qeveria po fut vendin në kolaps ekonomik pasi nuk ka shpërndarë ende pagat e administratës.  

“Të dashur miq, në kohën kur Greqia përgatitet të dalë nga gremina e recesionit, Edi Rama njoftoi me cinizëm se Shqipëria u fut në recesion, gjatë 3-mujorit të tretë të vitit. Klima e terrorit ndaj biznesit ka tulatur ekonominë, ka zeruar investimet vendase dhe i ka ekspozuar shqiptarët para rreziqeve që sjell varfërimi. Futja e vendit në kolaps po shoqërohet me krizën e pagave, çka po afron një rritje galoponte çmimesh, por edhe një revoltë të punonjësve të administratës publike”, shkruan Paloka në Facebook.