TIRANË- Demokratët fajësojnë anëtarët e majtë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për dështimin e një vendimmarrje në shpërndarjen e mandateve.
Sipas Edi Palokës, fryma politizuese që anëtarët e majtë përcjellin në vendimarrjen e këtij institucioni ndikon negativisht në përgatitjen e punës për përgatitjen e zgjedhjeve të 23 qershorit.
“Që tani përfaqësuesit e PS në KQZ kanë filluar të mbajnë qendrime politike dhe jo teknike. Nuk duhet të ndodhë kështu, sepse normalisht nëse do të ndodhte që për cdo lloj ndryshimi që duhet të pasqyrohet, qoftë në mandate qoftë në të gjithë procesin tjetër zgjedhor atëherë mjaftonte që 2 apo 3 komisionerë të vendosin për gjithcka dhe të mos kemi proces zgjedhor pastaj. Pra, nëse janë nisur me idenë për të bllokuar mund të ndodhemi në situata jo të mira”, tha Paloka.
Sipas Kodit Zgjedhor deri më 7 mars Kuvendi duhet të miratojë skemën e re të shpërnarjes së deputetëve nëpër qarqe, bazuar në lëvizjen e popullsisë.