Deputeti i Durrësit, Edi Paloka, njëkohësisht Kryetar i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me gjendjen kritike në të cilën ndodhen pallatet me shkallë dëmi DS1-DS3 të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 në Durrës.
“I ndau lekët për zgjedhje bashkia … Po mbase ka harruar t’ju thotë qytetarëve që ishin lekët e tërmetit dhe këta të fundit kanë menduar se kanë qenë vetëm për votën!”,- shkruan Paloka.
Ndërkohë, Paloka bashkangjitur postimit të tij në “Facebook”, ka shpërndarë lajmin e publikuar nga “DurrësLajm”.