Pas deklaratës së deputetit socialist Taulant Balla, i akuzuar nga Partia Demokratike si garant i 3.4 milion eurove të padeklaruara, të kapura dy ditë në portin e Durrësit, ka ardhur sërish një reagim nga demokratët.
Në një postim në Facebook, deputeti Edi Paloka teksa e cilëson si "derrkuci me Toyota", pyet Ballën pse nuk e bën që sot akuzën në Prokurori për Bashën.
Ndër të tjera, Paloka kujton edhe reagimet e Ballës në rastet e avionëve të drogës, për Saimir Tahirin, Elvis Rroshin dhe Agron Xhafajn.
STATUSI I PLOTË
Pse nuk zgërdhihet më derrkuci me Toyota???
Taulant Balla, një derrkuc i dhjamur nga paratë e drogës që pastron bashkë me bandën e Elbasanit, sot nuk u zgërdhi. Taulantit i ka ikur zgërdhirja. Taulantit i ishte tharë buzë e mezi fliste. Taulanti u përtyp e u përtyp si derrkuc i dhjamur i ngecur në baltë, po nuk tha asgjë. Sepse derrkuci e di që ka ngecur në baltë.
Dy pyetje për derrkucin me Toyota:
Akuzën në prokurori për Lulzim Bashën pse nuk e bën që sot, po ke vendosur të presësh deri në fund të javës?
Aktorin e Babales pse nuk e nxjerr që sot që ta shohë e gjithë Shqipëria, po e mban kaq gjatë të fshehur?
Për ta kuptuar hallin e madh që ka zënë derrkucin e Toyotës, kujtoni se çfarë thoshte derrkuci për avionët e drogës para tre vjetësh, kujtoni se çfarë thoshte derrkuci për Saimir Tahirin, çfarë thoshte derrkuci për Elvis Rroshin, çfarë thoshte derrkuci për Agron Xhafajn.





