Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka komentuar takimin që zhvilloi kryeministri Edi Rama në Shishtavec të Kukësit, në kuadër të programit "100 fshatrat".
Në një postim në Facebook, Paloka ka ironizuar Ramën për projektin për turizmin në këtë zonë, për ndërtimin e një resorti, i cili do të konkurrojë Zvicrën dhe Austrinë, sipas deputetit demokrat.
POSTIMI I PALOKËS
Rama sapo “ndertoi” ne Shishtavec resortin me te madh dhe me luksoz ne Evrope per ski…Nje burre qe Rama e kishte marre me vete foli ne anglisht per gati nje ore. Duke filluar nga sot, “resorti” i Shishtavecit per ski jo vetem do linte ne bisht Zvicren, Austrine e me rradhe , por dhe kampionatet me te rendesishme te skive do fillojne te zhvillohen nga sot, ne Shishtavec.
Kur mbaroi prezantimi ne 3D i “resortit”, nje prej fermereve qe kishte degjuar per nje ore pa folur, e pyeti burrin qe fliste anglisht:
"Po me patatet cfare do bejme…?"





