Deputeti dhe nënkryetari i PD, Edi Paloka ka folur për analizën që do bëjë PD për humbjen në zgjedhje si dhe reformimin e strukturave.

Paloka u shpreh se ka nisur një proces i gjerë me anëtarësinë për të dalë në një përfundim për rezultatin e dobët në zgjedhje. Sipas tij shumë qytetarë nuk e votuan PD, pasi zgjodhën të largohen nga Shqipëria si dhe iu frikësuan marrëveshjes Rama-Basha se mund të qeverisin bashkë.

“Procesi që ne kemi nisur synon konsultimin e gjerë të anëtarësisë së PD dhe marrjen e disa informacioneve për të kuptuar atë që ndodhi dhe në varësi të saj për të gjetur zgjidhje për të ardhmen. Ky konsultim dhe marrja e informacioneve do na bëjë ne të qartë për të kuptuar se kush ishin ata që na votuan. Janë votues që i tunduan presionit dhe parave. Dhe më pas do dhe ata që nuk na kanë votuar.

Pra pse nuk na kanë votuar? Janë një pjesë e këtyre që janë larguar nga Shqipëria bashkë me fëmijët. Janë mbi 200 mijë njerëz. Janë pjesë e njerëzve që për mirë apo për keq u detyruan të dorëzojnë kartat e identitetit. Janë nga ata që nuk votuan, pasi nuk iu pëlqeu Lulzim Basha apo marrëveshja dhe zërat se PD dhe PS do qeverisin bashkë. Ka shumë arsye që ne duhet t’i kërkojmë dhe ta dimë. Këto 8 javë ne na shërbejnë edhe për strukturimin. Edhe unë mendoj se një kryesi me aq shumë anëtarë mund të mos jetë aq funksionale”- tha Paloka, raporton ‘BalkanWeb’.