Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka, njëherazi edhe drejtues politik i kësaj partie për qarkun e Durrësit, ka reaguar me një shënim në rrjetin social ndaj thirrjeve te Ramës për të marrë një mandat të tretë. Paloka u bën thirrje qytetarëve që të dalin masivisht në zgjedhjet e 25 prillit dhe të ndalin Edi Ramën.
“Ne fakt arsyeja e parë pse duhet të dalim të gjithë të votojmë me 25 prill është pikërisht që të mos e lejojmë Ramën të çojë deri në fund këtë që ka nisur; shkatërrimin dhe shkretimin e vendit, varfërimin dhe skllavërimin e shqiptareve!”, shkruan Paloka.
Postimi i plotë:
Rama ka si lajtmotiv të fushatës së tij “vazhdimësinë” .
“Më jepni një mandat të tretë, të mbaroj atë që kam nisur”- thotë Rama
Në fakt , arsyeja e parë pse duhet të dalim të gjithë të votojmë me 25 prill është pikërisht që të mos e lejojmë Ramën të çojë deri në fund këtë që ka nisur; shkaterrimin dhe shkretimin e vendit, varfërimin dhe skllaverimin e shqiptareve !
Me 25 prill duhet ndalur e keqja e të rikthehet shpresa! Vetëm duke votuar PD fiton Shqipëria!
Rama ka si lajtmotiv te fushates se tij “vazhdimesine” . “Me jepni nje mandat te trete, te mbaroj ate qe kam nisur”-…
Posted by Edi Paloka on Saturday, March 6, 2021





