Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, Edi Paloka ka zhvilluar takimin e radhës elektoral.
Paloka është takuar këtë të diel me sportistë në Shijak ku nuk mungoi as Andi Lila, Agron Duka dhe Rezeart Tusha, ku tregoi mbështetjen që PD do të ketë për sportin shqiptar.
“Partia Demokratike angazhohet që do të jetë në krah të sportit dhe sportistëve shqiptar me mbështetje konkrete, ndryshe nga Rama që kur sporti arrin suksese, nxiton të dalë si protagonist nëpër foto dhe kur sporti i bën kërkesa të domosdoshme, e shpall “armik”. “,tha ai.
Paloka tregoi që sporti do të mbështetet më shumë se kurrë në këto 30 vite pluralizëm duke u investuar në drejtimet e duhura për t’u zhvilluar.





