Drejtuesi politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka. ka zhvilluar një takim me strukturat e Partisë Demokratike në ish-Kënetë.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, nënkryetari i PD-së ka theksuar se qeveria Rama ka dështuar dhe pasojat e kësaj keqqeverisjeje po i pësojnë qytetarët.

“Në 25 Prill jemi përballë me një qeveri që praktikisht ka dështuar në gjithçka. Nuk ka nevojë t’jua tregoj, sepse më shumë sesa ju, nuk e ka ndjerë askush tjetër dështimin dhe pasojat e një keq-qeverisje si kjo e Ramës. Në 8-të vite mendoi vetëm për xhepat e tij” – tha Paloka gjatë takimit.