Nënkryetari demokrat Edi Paloka ka deklaruar se protestat do vijojnë jo vetëm në cdo seancë plenare, por kudo ku do jetë Edi Rama.

Ai akuzoi Ramën se përmes arrogancës dhe mënyrës së tij të qeverisjes po e con vendin në destabilitet.

Paloka tha gjatë emisionit “Opinion” se opozita u detyrua të ndjekë këtë rrugë.  “Jemi në luftë për mbijetesë, nuk kemi nga të shkojmë tjetër.”, theksoi Paloka.

Ai akuzoi policinë për provokim të akteve të dhunës, dhe solli në vëmëndje hapjen e kordonit në protestën e 16 shkurtit. Paloka ju referua dhe gazit të hedhur nga policia, duke shtuar se “nuk ishte gaz lotsjellës, por ishte helm”.

“Ky parlament për ne është ilegjitim. Sot bllokuam parlamentin. Protesta u njoftua 4 orë më herët.

Rama po e con vendin drejt përplasjes.  Protestat do të vijojnë, jo vetëm në çdo seancë.

Me Ramën nuk mund të ketë stabilitet. Nuk ishte një gaz normal lotsjellës por ishte helm.

Nëse vazhdohet me këtë arrogancë nga Rama, nuk ka asgjë të mirë.

Jemi në luftë për mbijetesë, nuk kemi nga të shkojmë tjetër.

Ky ishte akti i fundit paqësor.”, tha Paloka.