Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka, ka akuzuar Policinë e Shtetit se është e implikuar direkt në trafikun e kanabisit.
Duke folur në seancën e sotme parlamentare, Paloka tha se janë agjencitë ligjzbatuese të huaja që e japin këtë informacion dhe së shpejti zyrtarët e lartë të shtetit do të kenë një raport përkatës.
“Rezultojnë të gjithë drejtorët e policisë të implikuar direkt, që ngarkojnë punonjës policie të ruajnë arat me kanabis. Pak ditë më parë u arrestuan dy prej tyre, por u arrestuan sepse nuk kishin çuar pjesën te shefat”, ka deklaruar Paloka.
“Prandaj ndodhin grabitje në mes të aeroportit, sepse policët e Tahirit ruajnë kanabisin. Na përmendnit Lazaratin, por sot mbillet kanabis në të gjithë Shqipërinë përveçse në Lazarat”, ka shtuar Paloka.
Deputeti demokrat ka vijuar me akzuat se me paratë e kanabisit po mblidhen vota, prandaj dhe kanë vërshuar të gjithë për t’u përfshirë në këtë trafik.





