Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për qarkun Durrës, Edi Paloka ka mbajtur takimin e radhës në zonën e Rrashbullit, ku u surprizua nga pritja qytetare që iu bë nga bastionin blu.
“Ju falenderoj, sepse sinqerisht nuk e kam pritur që do të jeni kaq shumë dhe kaq entuziast. Ne që jemi këtu, jemi zjarri që do të marrë nesër jo vetëm zona, por e gjithë Shqipëria. Me 25 prill përballemi me qeverinë më të keqe që ka patur vendi ndonjëherë. Në 8-vite kemi mbetur në vend-numëro dhe në shumë gjëra kemi bërë hapa prapa.”
Gjatë komunikimit të tij me banorët e zonës, Paloka preku dhe shqetësimin e emigrimit në masë gjatë viteve të fundit dhe mungesën e integrimit të mëtejshëm.
“Fakt është që në këto 8-vite iu rikthyem rekordeve të zeza që i kishim lënë pas prej disa kohësh. Në kohëm e qeverisjes së Berishës u zhvendosëm nga lista e vendeve më të varfra të Europës, liberalizuam vizat, ndërsa sot kemo përfunduar si Sirianët duke u rikthyer dhjetra vite mbrapa. Kemi përpara betejë jetë a vdekje, për bukën e gojës, ndërsa Rama për të shtuar disa miliona më shumë.”
Gjithashtu Paloka u shpreh se bashkë me hapat që tashmë vendi ka bërë pas, rrezikojmë dhe kthimin e vizave pasiqë ka shumë vende të cilat e kanë kërkuar tashmë rikthimin e vizave me Shqipërinë.





