Drejtuesi politik i PD për qarkun Durrës, Edi Paloka ka prezantuar ditën e sotme kandidaturat e koalicionit “Aleanca për ndryshim” në Fushë Krujë.
Siç deklaron vetë Paloka sot u bë debutimi në politikë i studentes Andia Ulliri, pinjolle e një prej familjeve më të respektuara në zonë. Së bashku me Andian u prezantua edhe gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja.
“Sot beri debutimin e saj ne politike Andia Ulliri, studente ne nje nga universitetet me te mira te vendit dhe pinjolle e nje prej familjeve me te respektuara ne zone. Andia do te perfaqsoje ne Parlamentin e ardhshem jo vetem vajzat por dhe rinine shqiptare.
Kandidatura tjeter eshte ajo e nje figure te njohur dhe te dashur, gazetarit dhe aktivistit te shquar, luftetarit te pa kompromis me te keqen, Aulon Kalaja. Edhe ky pinjoll i nje prej familjeve me te nderuara ne F.Kruje”,– shkruan Paloka.
Sipas tij, dy kandidatët e PD kanë përballë bandat e Ramës “prandaj banorët e F. Krujës, kush do ndryshimin e ka të lehtë zgjedhjen më 25 prill”.
Postimi i plotë:
Sot prezantova kandidaturat e PD per Fushe Krujen dhe nisem praktikisht nje faze tjeter te fushates me “nje marsh me lart”. Edhe anetaresia e PD edhe qytetaret prisnin perfaqesuesit e PD, ata qe do te garojne ne listat tona dhe do t’i perfaqesojne neser ne Parlament.
Sot beri debutimin e saj ne politike Andia Ulliri, studente ne nje nga universitetet me te mira te vendit dhe pinjolle e nje prej familjeve me te respektuara ne zone. Andia do te perfaqsoje ne Parlamentin e ardhshem jo vetem vajzat por dhe rinine shqiptare.
Kandidatura tjeter eshte ajo e nje figure te njohur dhe te dashur, gazetarit dhe aktivistit te shquar, luftetarit te pa kompromis me te keqen, Aulon Kalaja. Edhe ky pinjoll i nje prej familjeve me te nderuara ne F.Kruje.
Perballe kane bandat e Rames, prandaj banoret e F. Krujes, kush do ndryshimin e ka te lehte zgjedhjen me 25 prill.
Sot prezantova kandidaturat e PD per Fushe Krujen dhe nisem praktikisht nje faze tjeter te fushates me “nje marsh me…
Posted by Edi Paloka on Wednesday, March 10, 2021





