Pas paralajmërimeve të Edi Ramës dje për ‘bosët’ e drogës që të gjejnë vrimë e të futen, ka reaguar sot kryetari i grupit të PD-së, Edi Paloka.

Në një status në “Facebook”, ai shprehet se Rama as nuk do të kapë e as nuk do të bllokojë ndonjë kriminel të vërtetë, sepse për fat të keq është kryeministri ynë ai që nuk gjen dot vrimë se ku të futet prej tyre.

Sipas Palokës, Rama jo vetëm që mbështeti, por është i pari që nxiti kultivimin e kanabisit për t’u përdorur më pas në zgjedhje.

Rama deklaroi dje se pas zhdukjes së kanabisit, tani fillon faza e dytë e sekuestrimit të pasurisë së vendosur me drogë nga kriminelët, e cila sipas Ministrisë së Brendshme arrin në 50 milionë euro.

STATUSI I EDI PALOKËS:

Rama do kap kriminelet ?! Do ju bllokoj makinat dhe asetet?! Kriminelet "te gjejne vrime ku te futen" ?!

Cilet kriminele do te eliminoje Rama ? Ata qe me makina te blinduara , nen mbrojtjen e policise , shperndanin parate e droges e blinin votat per Ramen ?

Kush i ka pajisur kryekriminelet me makina te blinduara ne gjithe vendin?

Per makinat e blinduara duhet leje e posacme . Pa dhene leje "shteti" i Rames askush nuk mund te kete makine te blinduar. Nje makine e mire e blinduar kushton edhe me shume se nje Ferrari dhe sot keto makina ne Shqiperi i zotrojne Rama, Tahiri dhe shumica e krimineleve me te njohur .

A do i bllokoje Rama keto? Sigurisht qe jo!

Vertete beson Rama se ka njeri ne Shqiperi apo ne bote qe nuk e di se droga kishte , jo mbeshtetjen, por nxitjen direkt nga Rama per tu kultivuar dhe per tu perdorur si aseti kryesor ne blerjen dhe marrjen me dhune te zgjedhjeve…

Prandaj Rama as nuk do te kap e as nuk do te bllokoje ndonje kriminel te vertete sepse per fat te keq eshte kryeministri yne qe nuk gjen dot vrime se ku te futet prej tyre