4 qershor 2015 – Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka, i është drejtuar sot kryeministrit Edi Rama, duke i thënë se do të ketë probleme, kështu që të mos merret me gratë e demokratëve.

Paloka i tërhoqi vëmendjen Ramës për fjalorin që kryeministri përdor në fushatën elektorale, me fyerjet ndaj përfaqësuesve të PD –së dhe veçanërisht grave.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/