Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar në Facebook për situatë e krijuar në vend duke u nisur nga ngjarja e mbrëmshme në Dhërmi.

Paloka shkruan se siguria publike, në pikun e sezonit turistik është katastrofe ndërsa akuzon policinë se nuk ka prioritet qytetarët por është e angazhuar për të përcjellë tonelatat e drogës, sipas tij.

STATUSI I PLOTË 

Siguria publike, ne pikun e sezonit turistik , katastrofe.

Brenda nje dite , vetem dje, lajme qe ngjallin trishtim; familje qe jane nisur te gjejne qetesine ne pushime po perfundojne viktima te aksidenteve; pushues qe humbin jeten ne det ; ne mes te lokalit te mbushur edhe me turist te huaj, kercet pushka…
Policia ben deklarate “nuk ka asnje te lenduar”!!!

Sigurisht sepse policia nuk ka prioritet qytetaret .Policia e Agron Xhafajt eshte e angazhuar te percjelle tonelatat e droges drejt bregut tjeter. Eshte e angazhuar te krijoje alibite per krimet qeveritare . Policise nuk i intereson jeta dhe siguria e qytetareve , perkundrazi , ata jane kthyer ne rrezikun e qytetareve duke u vene ne sherbim te mafies ne pushtet.