Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun Durrës, Edi Paloka ka zhvilluar një takim me grupseksionin nr.1 në qytetin bregdetar.
Demokrati u shpreh se në 8 vitet e fundit, Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Edi Ramën, ndërsa vendet e tjera që ishin në të njëjtën pikë me ne janë zhvilluar.
Sipas Palokës, Lulzim Basha do të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit që do të sjellë ndryshimin për të gjithë ne.
“Ne po bashkohemi, si parti dhe si qytetarë, për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë. Ne bashkohemi që të garantojmë fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sjellim ndryshim vendit tonë.
Lulzim Basha është në kryen tonë, ai do të jetë kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë dhe do të sjellë ndryshimin për të gjithë ne.
Në 8 vitet e fundit, vende që ishin në të njëjtën pikë nisjeje me Shqipërinë, kanë hyrë në një shteg të ri zhvillimi e rritjeje.
Shqipëria ka mbetur në vend numëro me Edi Ramën. Shqipëria nuk ka përparuar në asnjë drejtim: as në ekonomi, as në arsim, as në infrastrukturë.
SHQIPËRIA KA MBETUR NË VEND-NUMËRO! #ShqiperiaFITON”, u shpreh Paloka.





