Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Z. Edi Paloka, ishte i ftuar në një takim në qytetin e Durrësit me “Organizata të ecim së bashku” drejtuar nga Znj. Suela Lala në bashkëpunim me shoqatën “Invalidët e punës -Dega Durrës” dhe shoqata “Shpresë për të verbërit”.
Gjatë takimit Znj. Suela Lala shprehu harresën që i është bërë nga institucionet shtetërore vitet e fundit, ku pavarësisht investimeve të pakta të bëra në infrastrukturën e qytetit, aksesueshmëria dhe integrimi i këtyre shtresave është inekzistent.
Sakaq aktivisti Flamur Bala i kërkoi Z. Paloka që të mos lihen në harresë siç është bërë më herët nga ish kryetari i Bashkisë Durrës Vangjush Dako dhe siç vazhdon të bëhet nga kryetarja aktuale për paisjen e trotuareve me rampa, brenda normave të Bashkimit Europian dhe pse ky i fundit ka kërkuar që të kontribuojë në formë vullnetare pranë vendim-marrjes së qytetit të Durrësit për t’i dhënë më shumë informacion dhe për minimizuar diskriminimin që i bëhet këtyre personave në vendim-marrje.
Saimir Varriqi nga shoqata “Shpresë për të verbërit” shprehu shqetësimin për mungesat e semaforëve akustik për të verbërit, shiritave vijëzues të cilët lehtësojnë aksesueshmërinë nëpërmjet shkopit me shirit vijëzues. Gjjthashtu denoncoi njëherazi shkresat e lëna në harresë në lidhje me ankimimin për ligjin 80/98 i cili është diskriminues për personat me aftësi të kufizuar pasi në këtë ligj citohet “Për personat me aftësi të kufizuar, transporti urban duhet të jetë falas dhe ai interurban duhet të jetë i rimbursueshëm”. Nuk ka asnjë VKM që i jep të drejtë individëve të marrin rimbursim duke i kushtëzuar dhe detyruar që me patjetër duhet të jenë anëtarë shoqatash dhe sërisht nuk përfitojnë rimbursim.
Mos-punësimi i të verbërve të kualifikuar është një tjetër shqetësim i Z. Varriqi, pasi kjo shtresë nuk ka nevojë për një VKM që thjeshtë ekziston, por për VKM që marrin vlera reale.
Marek Belba, si aktivist shpreh që ka mbaruar studimet për “Marrëdhënie Nderkombëtare dhe Diplomaci” duke punuar si gjyqtar i lojërave të basketbollit dhe aktivist i të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, shpreh një vlerësim në lidhje me pagat e rritura nga 260 mijë lekë në 300 mijë lekë të vjetra, por kritikon faktin se personat me aftësi të kufizuar dhe shoqëruesit e tyre nuk përfituan asnjë rritje ndërkohë. Tre bazat ligjore të BE dhe KE për personat me aftësi të kufizuar janë:
1- Demokratizimi i ligjit për personat me aftësi të kufizuar
2-Mos-kufizimi i personave me aftësi të kufizuat
3-Përfshirja e të rinjve në vendim-marrje
Baza të cilat nuk gjejnë zbatim në Shqipëri për këta persona.
Ilir Bala, një tjetër aktivist shpreh shqetësimin e përshtatshmërinë e rampave mekanike në mjetet e trasnportit publik, mekanizëm i cili nuk ka nevoje për mirëmbajtje dhe pse me ligj ekziston, nuk gjen zbatim. Një tjetër shqetësimi është ai i kthimit të ligjit të rimbursimit me 20% të energjisë elektrike për personat me aftësi të kufizuar, duke u shprehur se ligji aktual është i ashpër dhe se këta persona duhet të rezultojnë pronar të banesave për të përfituar nga ky rimbursim.
Mungesa e karrigeve me rrota nga shteti, kohët e fundit vijnë të dhuruara nga organizatat e BE ose organizatat bamirëse, nevoja e të cilave u shpreh njëzëri nga të pranishmit në takim. Shqetësimi i tyre kryesor i shprehur dhe nga Z. Jonuz Metaj është aksesi i personave me aftësi të kufizuar në procesin e votimit, ndaj kërkon insistimin e Z. Paloka në KQZ për të ndryshuar situatën. Janë mbi 300 të verbër në Durrës, të cilët nuk janë trajnuar ende për të votuar sipas metodës shabllon, ç’ka i detyron që në vend të votojnë vetë, të jenë shoqëruesit e tyre që votojnë për ta.
Z. Paloka e konsideroi shenjë respekti e vlerësimi ftesën që iu bë për t’u takuar së bashku dhe u angazhua se do të ketë në vëmendje të gjitha kërkesat mëse të drejta që iu parashtruan. PD është e vetmja parti që në programin e saj ka parashikuar problematikat e personave me aftësi të kufizuar. Pika kryesore e programit është pjesëmarrja reale në vendim-marrje e tyre kur bëhet fjalë për çështje të lidhura direkt me problemet e personave me aftësi të kufizuara.





