Drejtuesi politik i qarkut Edi Paloka ka zhvilluar takime me banorë të zonës së Rrashbullit nga Shkallnuri, në Arapaj e Xhafzotaj, të cilat i konsideron impresionuese.

Paloka shkruan në një postim në Facebook se nga takimet ka marrë shpresë dhe besim dhe sipas tij, të gjithë po presin 25 prillin.

“Sot zhvillova tre takime me banore te zones se Rrashbullit duke filluar nga Shkallnuri, ne Arapaj e per te mbyllur me nje takim impresionues ne Xhafzotaj! Shprese dhe besim mora nga te tre takimet! Te gjithe po presin 25 prillin. Shqiperia duhet e do ndryshoje me 25 prill. Me pas eshte detyrimi yne t’ju shperblejme besimin qe po na japin! #shqiperiafiton”, shkruan ai.

Sot zhvillova tre takime me banore te zones se Rrashbullit duke filluar nga Shkallnuri, ne Arapaj e per te mbyllur me…

Posted by Edi Paloka on Monday, March 15, 2021