Numri dy i PD-së, Edi Paloka shkruan përmes një statusi në “Facebook” se personat që janë denoncuar në SPAK për shit-blerje votash në Durrës, sot Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve i ka vendosur numërues dhe vëzhgues.Të gjithë personat, sipas denoncimit janë zyrtarë shtetërore, që Paloka thote se minimalisht ata sot duhet te ishin duke bërë detyrën, pasi paguhen me paratë e shqiptareve.

Me tej Paloka shkruan: “Unë e kam shprehur publikisht , që një ditë përpara se KAS të fillojë shqyrtimin e ankimimeve te opozitës, se shërbëtoret e Rames aty, njësoj si shefi i tyre, nuk do te pyesin as për ligjin e as për faktet për te zbuluar te vërteten e masakrës zgjedhore te 25 prillit! Kjo për fat te keq po vërtetohet çdo dite! Te turpshëm e te shpifur si shefi i tyre, ca si kameleon e ca zvarranik te llojeve te tjera, kane hedhur poshtë gjithçka”

Paloka ka publikuar edhe dy dokumente, njëri i PS me emrat e vëzhguesve dhe dokumenti tjetër është kallëzimi i PD, po me këto emra.