Njësia Administrative e Katundit të Ri ishte e vetmja ish-komunë e bashkisë Durrës, ku në zgjedhjet e vitit 2017, PD doli forcë e parë nga votat e qytetarëve.
Të njëjtin sukses duket se dëshiron të përsërisë PD në zgjedhjet e 25 prillit.
Në postimin e tij në rrjete sociale, drejtuesi politik i qarkut Durrës, Edi Paloka shpreh bindjen se PD do të regjistrojë “rezultat historik”.
Sipas Palokës, “ketu mezi po presin qe Rama te vij e t’ju laj “borxhin””.
“Ishte e pamundur qe ne Katund te Ri te ndodhte ndryshe… Ketu mezi po presin qe Rama te vij e t’ju laj “borxhin”. Ne Katund te Ri, PD ka fituar edhe ne ditet me te veshtira. Kete here ecim per rezultat historik.”,- shkruan ai.
Paloka ka publikuar foto nga takimi, ku dëshmohet pjesëmarrje masive e mbështetësve të PD-së në këtë njësi administrative.
Ishte e pamundur qe ne Katund te Ri te ndodhte ndryshe… Ketu mezi po presin qe Rama te vij e t’ju laj “borxhin”. Ne…
Posted by Edi Paloka on Wednesday, February 3, 2021





