Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka vizituar sot familjen e Hysni Hidraliut në Thumanë e cila përpos qëndrimin në çadër prej vitit 2019, tashmë përballet edhe me borën dhe acarin.
Paloka thotë se janë me dhjetëra familje në Thumanë e Fushë-Krujë që vijojnë të jetojnë në çadër, teksa Rama premtoi që brenda 2020 do të ishin nëpër shtëpi.
“Sot dikush i gezohet bores e dikush mbase dhe Shen Valentinit, po nuk eshte keshtu per familjen e Hysni Hidraliut dhe per dhjetra familje te tjera ne Thumane e F.Kruje qe jetojne ende neper cadra qe nga termeti i nentorit 2019.
Sot vizitova disa prej ketyre familjeve qe bora dhe i ftohti i kapi ende ne cader . Megjithese Rama kishte premtuar se keta banore brenda vitit 2020 do ishin neper shtepia, ato po perballen me veshtiresi te shumta, te cilave ju shtohet dhe i ftohti i ketyre diteve.
Me 25 prill largojme te keqen e kthejme shpresen! #ShqipëriaFiton”, shkruan Paloka krahas videos.





