Është karakterizua si një gazetare e shkathet dhe e sukseshme, por kurrë më parë nuk kemi parë anën tjetër të saj. Bëhet fjalë për Rudina Demnerin ose isç e njohim ndryshem Palomën. E ftuar në një nga emisonet e pasdites Rudina rrëfen emocionet e të qenurit nënë për herë të pare.

“Kur pashë rezultatin e testit ndjeva për herë të parë zemrën të më rrihte aq fort. I tregova fillimisht motrës time. Më pas i bëra foto testit dhe ua dërgova shoqeve dhe familjes.” E pyetur rreth mbështetjes së bashëkshortit të saj, ajo tha se ai ishte treguar suportiv, gatuantë çfarë donte ajo madje “u dend duke ngrënë bukë e sallam, sepse muajt e parë porosisnim ushqim të gatshëm” tha Rudina me humor.

Një moment tjetër emocionues ishte surpriza që i bëri bashkëshorti gjatë emisionit Andrei Vornicu, nga Rumania, erdhi papritur me një tufë me lule për Rudinën. Por nuk mbaron këtu, mes lotëve të gëzimit gazetarja improvizoi një intervistë për të.

“Ka patur ndryshim në jetën tënde që pas ardhjes se fëmijës tonë në jetë?” e pyeti gazetarja Andrein i cili iu përgjigj se në fakt këtë gjë e kishte ëndërruar që i vogël. Më pas kur ajo i tha se ata të dy ngjanin, Vornicu me humor mohoi duke sqaruar se nuk ngjanin shumë por kishin gjëra të përbashkëta.